Si e bëjmë këtë

Vendosja e profesionistëve afatgjatë

Projekti është unik për shkak të qasjes praktike. Çdo përfitues mbështetet nga prokurorë dhe oficerë policie nga shtetet anëtare të BE, si dhe avokatë nga vendet përkatëse. Këto të ashtuquajtura ekipe shtetërore të inkorporuara këshillojnë institucionet përfituese në operacionet e tyre të vazhdueshme dhe i ndihmojnë ata të hetojnë më mirë dhe ndjekin penalisht rastet e krimit të rëndë dhe të organizuar. Kjo qasje është e dobishme sepse lejon institucionet përfituese të marrin këshilla të shpejta dhe me cilësi të lartë duke marrë parasysh praktikat më të mira të BE.
.

Përfshirja e ekspertëve ndërkombëtarë dhe lokalë afatshkurtër

Projekti sjell ekspertë nga BE në Ballkanin perëndimor dhe siguron shkëmbimin e njohurive brenda rajonit. Prokurorët që punojnë në vendet përfituese shkëmbejnë përvojat midis tyre. Për shembull, kur Maqedonia Veriore kishte nevojë për ndihmë në krijimin e një ekipi hetimor të përbashkët, një prokurore nga Bosnja dhe Hercegovina shkoi në një vizitë në vend për të ndarë njohuritë e saj për procedurën e sipërpërmendur. Ky bashkëpunim është një mënyrë e shkëlqyer për institucionet e përdoruesve të mësojnë nga njëri-tjetri dhe të përfitojnë nga përvoja dhe burime të tjera. Për të trajtuar krimin e rëndë përmes qasjes nga të gjitha anët, projekti ka ofruar grante për Rrjetin e Bashkimit Evropian për zbatimin e Ligjit për Mjedisin (IMPEL) dhe Qendrën e Gjenevës për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF) me qëllim të kryerjes së aktiviteteve në fushat e ndërgjegjësimit dhe ndërtimit të kapacitetit në drejtim të luftimit të krimit mjedisor dhe forcimit të sigurisë së kufirit.

Ndihma në rritjen e rrjeteve.

Projekti mbështet ngritjen dhe pjesëmarrjen në rrjete të tilla si Rrjeti Evropian i Kërkuesve për Kërkime Aktive të Arratisurve (ENFAST) dhe Rrjeti Gjyqësor Evropian (EJN). Me ndihmën e projektit, në tetor 2018, pikat e kontaktit të EJN nga Ballkani perëndimor dhe nga BE u takua në Valbandon, Kroaci, me qëllim të shkëmbimit të njohurive praktike në fushën e bashkëpunimit gjyqësor gjatë fazës së para gjykimit të një hetimi. Urdhri Evropian i hetimeve është marrë si një instrument i ri i bashkëpunimit gjyqësor që aplikohet në Itali, Slloveni dhe Kroaci.
.

Sigurimi i mbështetjes së përhershme administrative në të gjithë rajonin

Të gjithë ekspertët e projektit jmbështeten nga Oficerët Administrativë nga pikëpamja administrative dhe logjistike, të cilët jane vendosur në zyrat lokale të projektit GIZ, në të gjashtë përfituesit. Ato garantojnë një organizim të shpejtë dhe profesional të konferencave, seminareve dhe vizitave studimore. Ministria e Brëndshme Italiane në Romë (IMoI), Qëndra për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Hagë (CILC), dhe zyrat e GIZ në Gjermani plotësojnë këtë kornizë mbështetëse me një nivel të lartë ekspertize.

GO BACK