Çfarë bëjmë ne

Mbështetje për rastet ndërkufitare që po ndodhin dhe këshillimin në kohë reale

Projekti mundëson një qasje të integruar me mbështetjen e hetimeve aktuale dhe ndjekjeve penale me takime individuale dhe rekomandime në kohë, në lidhje me rastet specifike. Ne ofrojmë ndihmë për takimet operacionale, ekipet e përbashkëta hetimore, dhe ofrojmë këshilla për ndihmën e ndërsjelltë ligjore. Aktualisht, projekti ofron ndihmë për 54 raste që përfshijnë disa shtete anëtare të BE).

Mundësimi i bashkëpunimit në rajon dhe me institucionet evropiane

Projekti siguron mbështetje ose për lidhjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi ndërmjet përdoruesve dhe Eurojust-it (lidhur me Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën dhe Serbinë) ose mbështet implementimin e tyre (në Maqedonia Veriore dhe Malin e Zi). Për të mbështetur zbatimin, projekti bashkëfinancon themelimin e prokurorëve të shtetit për ndërlidhje në Eurojust në Hagë. Disa seminare për mbrojtjen e të dhënave tashmë janë mbajtur në Bosnjë dhe Hercegovinë për të përmbushur një nga parakushtet për këtë marrëveshjeje.

Forcimi i kapaciteteve operacionale dhe mbyllja e boshlleqeve në legjislacion

Projekti kontribuon ndjeshëm në përmirësimin e aftësive dhe njohurive specifike të institucioneve përfituese përmes organizimit të trajnimeve, udhëtimeve studimore dhe praktikave. Ne gjithashtu mbështesim pjesëmarrjen e tyre në aktivitetet për shtimin e kapaciteteve të organizuara nga organizata të treta. Përveç kësaj, janë organizuar kurse të gjuhës ligjore angleze për gati 400 prokurorë, policë dhe nëpunës të Ministrive të Drejtësisë dhe Ministrive të Brendshme të përfituesve. Projekti gjithashtu këshillon institucionet përfituese për përmirësimin e ligjeve dhe dispozitave të tyre që kanë të bëjnë me policinë ndërkufitare dhe bashkëpunimin gjyqësor. Ne jemi të gatshëm të mbështesim grupet e punës për të ndryshuar Ligjin e Ndihmës së Ndërsjelltë Juridike në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Maqedonia Veriore, si dhe lehtësimin e negociatave për lidhjen e marrëveshjeve dypalëshe me vendet e treta në këtë fushë në Maqedoninë Veriore dhe Serbinë.

Shkëmbimi më i mirë i informacioneve dhe të dhënave

Projekti ofron mbështetje në përmirësimin e shkëmbimit të të dhënave ndërmjet përfituesve, në nivel rajonal dhe ndërkombëtar dhe me fokus të BE-së. Ne ndihmojmë specialistët përkatës të zbatimit të ligjit nga departamentet e policisë për të kryer analiza kriminale, strategjike dhe operacionale. Së bashku me Sekretariatin e PCC SEE, projekti mundëson shkëmbimin e të dhënave ndërmjet BE dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor në bazë të marrëveshjes së Prumit.

GO BACK